Ndërlidhjet

IS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Kajro


Pamje nga sulmi në Kajro
Pamje nga sulmi në Kajro

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë përgjegjësinë për sulmin me makinë-bombë pranë ndërtesës së sigurisë kombëtare në Kajro.

Në shpërthimin, i cili ndodhi sot, 6 policë u plagosën.

Ky sulm vjen disa ditë pasi presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi miratoi një ligj të ri kundër terrorizmit në mënyrë që të luftojë degën e militantëve të Shtetit Islamik në Egjipt.

XS
SM
MD
LG