Ndërlidhjet

Pakistan: Sulmet ajrore vrasin 43 militantë


Ushtria pakistaneze thotë se sulmet ajrore në rajonin fisnor në veriperëndim të vendit, afër kufirit me Afganistanin, kanë vrarë 43 militantë.

Përmes një njoftimi për media, ushtria thotë se militantët janë vrarë në dy fshatëra të rajonit fisnor të Vaziristanit Verior.

Nuk janë dhënë detaje të tjera, lidhur me identitetin apo kombësinë e militantëve të vrarë.

Këto informacione nuk mund të konfirmohen, për shkak se gazetarët e kanë të ndaluar qasjen në zonat fisnore të Pakistanit.

Që prej qershorit të vitit 2014, ushtria pakistanezse ka ndërmarrë operacione të mëdha ushtarake në Vaziristanin Verior, me qëllim që të parandalojë veprimtarinë e militantëve vendorë dhe atyre të huaj.

Që atëherë, ushtria thotë se ka vrarë rreth 3,000 militantë në Vaziristanin Verior.

XS
SM
MD
LG