Ndërlidhjet

Greqia shkon në zgjedhje të parakohshme


Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, do të thërrasë zgjedhjet e parakohshme më 20 shtator, raportojnë mediat greke.

Tsipras është përballur me një rebelim brenda partisë Syriza, për shkak të marrëveshjes së re për ndihmë nga kreditorët ndërkombëtarë.

Greqia ka marrë sot këstin e parë, në vlerë prej 13 miliardë eurosh, i cili i ka mundësuar t’i paguajë borxhin Bankës Qendrore Evropiane dhe të shmangë falimentimin.

Por, masat e kursimit, që kanë qenë kusht për paketën e re të ndihmës, kanë zemëruar shumëkë në partinë e Tsipras.

Tsipras ka rënë dakord për shkurtime të mëdha të shpenzimeve në sektorin publik.

Paketa e përgjithshme e shpëtimit kap vlerën e 86 miliardë eurove dhe do të ndahet për tre vjet.

XS
SM
MD
LG