Ndërlidhjet

UNHCR kritikon Maqedoninë për mbyllje të kufirit


Midis Greqisë dhe Maqedonisë...
Midis Greqisë dhe Maqedonisë...

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) ka kritikuar Maqedoninë për mbylljen e kufirit me Greqinë, me qëllim ndalimin e fluksit të migrantëve.

“Këta janë refugjatë në kërkim të mbrojtjes dhe nuk duhet të ndalohen”, ka thënë zëdhënësja e UNHCR-së, Melissa Fleming.

Mijëra njerëz nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë mbetur të bllokuar qysh të enjten në zonën kufitare midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Policia e Maqedonisë ka përdorur sot gaz lotsjellës kundër turmës që ka bërë përpjekje të hyjë në territorin e saj.

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar” me fatin e atyre që janë të bllokuar në “tokën e askujt” dhe ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe ndihmë urgjente humanitare.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG