Ndërlidhjet

Mediat turke: Po ndërtohet muri në kufi me Sirinë


Flamuri i Turqisë
Flamuri i Turqisë

Mediat turke raportojnë se Turqia ka filluar ndërtimin e një muri 45 kilometra të gjatë, përgjatë kufirit të saj me Sirinë.

Agjencia lajmeve turkeDogan ka thënë se sot 12 kilometra pengesë tashmë janë ngritur në fshatin Reyhanli, në provincën Hatay- pika kryesore e kontrabandës për në Siri.

Autoritetet nuk kanë komentur menjëherë për këto raportime.

Turqia ka rritur sigurinë e saj përgjatë kufirit me Sirinë, për të parandaluar që luftëtarët e huaj të hyjnë nga Siria dhe ka ndaluar që militantët të kalojnë përmes Turqisë për në Siri.

Turqia ka kryer një seri të sulmeve ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri pas një sulmi vetëvrasës me bombë në Turqi, ku u vranë 32 persona. Grupi militant Shteti Islamik u fajësua për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG