Duke u frikësuar për incidente raciste, Federata e Futbollit e Kroacisë ka kërkuar nga simpatizuesit e kombëtares që të mos udhëtojnë në ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Evropian në vitin 2016.
Në një deklaratë të djeshme, kjo federatë tha se nuk do të organizoj udhëtime për simpatizuesit kroatë për ndeshjet në Azerbajxhan, më 3 shtator, në Norvegji (6 shtator) dhe Maltë (13 tetor).
Në deklaratë thuhet se “dënimi i UEFA-s për incidentet aktuale raciste dhe shpjegimi i tyre tregon në mënyrë të qartë se në të ardhmen, çfarëdo ofendimi i ndërlidhur me racizëm, mund të nënkuptoj përjashtim të Kroacisë nga Kampionati Evropian”.
Kroacia është e para në Grupin H kualifikues, me 13 pikë nga 6 lojë, ndërsa një pikë i është marrë për incidentin racist në lojën kundër Italisë në muajin qershor, kur në terren të vet luajti baras 1:1.
Ky dënim u bë për shkak se një kryq i thyer ishte vizatuar në stadiumin në Split, disa ditë para ndeshjes.