Ndërlidhjet

Kabul: Nga sulmi vetëvrasës – 10 të vrarë


Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Kabul të Afganistanit
Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Kabul të Afganistanit

Nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë afër një spitali privat në kryeqytetin Kabul në Afganistan, janë vrarë së paku 10 vetë dhe plagosur afro 60 vetë.

Një zëdhënësi i Ministrisë së shëndetësisë së Afganistanit tha se në këtë sulm janë vrarë së paku nëntë civilë dhe një person i jashtëm.

Zyrtarët thanë se në cak të sulmit ishte një kovoj i personave të jashtëm .

Disa automjete janë shkatërruar nga ky eksplodim.

Janë shkatërruar edhe dritaret në spitalin Shinozada, që përshkruhet si spitali i parë privat në Afganistan.

Eksplodimi është dëgjuar në gjithë qytetit.

Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, që është nën mbrojtje të madhe, e që gjendet disa kilometra larg shpërthimit,janë aktivizuar sirenat e alarmit.

XS
SM
MD
LG