Ndërlidhjet

Imigrantët kaluan të papenguar në Maqedoni


Imigrantët e tubuar në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli të Maqedonisë
Imigrantët e tubuar në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli të Maqedonisë

Qindra imigrantë sot kanë kaluar të papenguar nga Greqia në Maqedoni, pasi duket se forcat e sigurisë u tërhoqën nga qëllimi për ta ndalur rrjedhjen e tyre nëpër këtë vend ballkanik, për në pjesën perëndimore të Evropës, pas disa ditëve të kaosit dhe konfrontimeve, raporton agjencia Reuters nga Gjevgjelia e Maqedonisë.

Policia speciale ishte në vendet e veta, por kanë bërë pak veprime për ta ngadalësuar rrjedhjen e vazhdueshme të imigrantëve, shumica prej tyre persona të larguaar nga lufta në Siri dhe konfliktet e tjera në Lindjen e Mesme.

Maqedonia pat shpallur gjendje të jashtëzakonshme të enjten dhe e pat mbyllur kufirin jugor, ku imigrantët hynin në Maqedoni, edhe nga 2 mijë vetë në ditë, në rrugën e tyre për në Serbi dhe Hungari, e pastaj edhe në shtetet e tjera të zonës Shengen të Bashkimit Evropian.

Kjo situatë ka krijuar skena të një dëshprimi në kufi, ku burra, gra dhe fëmijë, e kishin kaluar natën nën qiellin e hapur me qasje të kufizuar për ujë dhe ushqim, raporton Reuters.

XS
SM
MD
LG