Ndërlidhjet

Poroshenko: Kërkohet unitet për statusin special në pjesën lindore


Petro Poroshenko
Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka kërkuar që të gjitha forcat politike në këtë vend t’i mbështesin planet e tij për ndryshime kushtetuese, që kanë për qëllim përfundimin e konfliktit me separatistët në pjesën lindore dhe për t’i shkaktuar disfatë atë që ai e cilësoi si “agresion rus”.

Gjatë fjalimit të tij me rastin e ceremonisë së ngritjes së flamurit për nder të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, zoti Poroshenko ka kërkuar nga aleatët e tij të koalicionit qeverisës, që t’i kapërcejnë dyshimet e tyre dhe të votojnë në favor të amandamenteve kushtetuese, që pjesëve në lindje të Ukrainës, tu sigurohet status special.

Për këto amandamente parashihet të diskutohet dhe votohet në Parlamenin e Ukrainës më 31 gusht.

Por, disa anëtarë të koalicionit properëndimor qeverisës në Ukrainë janë nën presion, e veçanërisht nga grupet militante paramilitare, që e kundërshtojnë propozimin për status special.

XS
SM
MD
LG