Ndërlidhjet

Kabul: Nga sulmi vetëvrasës me bombë – 12 të vrarë


Pamje e dëmeve të shkaktuara nga sulmi i djeshëm vetëvrasës në Kabul
Pamje e dëmeve të shkaktuara nga sulmi i djeshëm vetëvrasës në Kabul

Nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë afër një spitali privat në kryeqytetin Kabul në Afganistan, dje janë vrarë së paku 12 dhe plagosur afro 60 vetë të tjerë.

Një zëdhënësi i Ministrisë së shëndetësisë së Afganistanit tha se në këtë sulm janë vrarë së paku nëntë civilë.

Zëdhënësi i NATO-s, koleneli Brian Tribus, tha se tre kontraktorë civilë të aleancës janë vrarë në këtë shpërthim.

Zyrtarët thanë se cak i sulmit ishte një kovoj i personave të jashtëm.

Disa automjete janë shkatërruar nga ky eksplodim.

Janë shkatërruar edhe dritaret në spitalin Shinozada, që përshkruhet si spitali i parë privat në Afganistan.

Eksplodimi është dëgjuar në gjithë qytetin.

Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, që është nën mbrojtje të fuqishme, e që gjendet disa kilometra larg shpërthimit, janë aktivizuar sirenat e alarmit.

XS
SM
MD
LG