Ndërlidhjet

IS-i shkatërron një tempull antik në Palmyra


Palmyra, foto nga arkivi
Palmyra, foto nga arkivi

Militantët e Shtetit Islamik kanë shkatërruar tempullin antik të Baal Shamin, i cili ndodhet në qytetin sirian të Palmyras, njoftojnë aktivistët.

Ky tempull ishte në listën e objekteve të mbrojtura nga UNESCO.

Shefi i antikiteteve në Siri, Maamoun Abdulkarim ka thënë se militantët “kanë vendosur një sasi të madhe të eksplozivit në tempullin e Baal Shamin dhe e kanë hedhur në erë, duke shkaktuar dëm të madh në tempull”.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar se shpërthimi në këtë tempull.

Aktivisti Osama al-Khatib ka thënë se tempulli është shkatërruar më 23 gusht.

Vëzhguesi Sirian dhe al-Khatib kanë thënë se disa nga kolonave të famshme të Palmyras janë shkatërruar nga shpërthimet.

Lajmi për shkatërrimin e tempullit të Baal Shamin vjen pak ditë pasi militantët e IS-it e ekzekutuan me prerje koke shefin e antikiteteve në Palmyra, 82 vjeçarin Khaled al-Assad.

Palmyra ka rënë në duart e militantëve në muajin maj.

XS
SM
MD
LG