Ndërlidhjet

Rubla ruse vazhdon të bie


Ilustrim
Ilustrim

Dollari amerikan dhe euro, kanë shënuar rritje kundrejt rublës ruse, në bursën e këmbimit të Moskës.

Sot një dollar amerikan këmbehet me 70.75 rubla, gjë është për 1.65 rubla më shumë se dje.

Ndërkaq, një euro këmbehet me 81.08 rubla apo 2.44 rubla më shumë se dje.

Si dollari amerikan ashtu edhe euro janë duke shënuar rritje rekorde kundrejt rublës ruse që prej muajit shkurt, përderisa çmimi i naftës – eksporti kryesor i Rusisë- ka vazhduar të bie edhe sot.

XS
SM
MD
LG