Ndërlidhjet

Poroshenko do të rrisë numrin e trupave


Presidenti ukrainas Petro Poroshenko
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko

Mijëra ushtarë kanë marshuar në qendër të Kievit, duke shënuar kështu Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Duke folur në paradën e sotme, presidenti Petro Poroshenko ka thënë se Ukraina do të vazhdojë të rrisë numrin e trupave ushtarake, në mënyrë që t’i kundërpërgjigjet sulmeve nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Konflikti i cili ka filluar në prill të vitit 2014, deri më tash ka marrë jetërat e më shumë se 6,400 personave.

Marrëveshja e armëpushimit e nënshkruar në shkurt në Misk, vazhdimisht është shkelur, ndërkaq javën e kaluar ka filluar një valë e re e dhunës në lindje të Ukrainës.

Poroshenko pritet që sot në Berlin të bisedojë për marrëveshjen e Miskut me homologun e tij francez Francois Hollande dhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Gjatë fjalimit të sotëm, Poroshenko ka akuzuar se Moska, ditët e fundit,ka dërguar 3 konvoje ushtarake në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Kievi dhe qeveritë perëndimore- të cilët kanë vendosur sanksione ekonomike kundër Rusisë- thonë se ka prova të pakundërshtueshme për përfshirjen e Rusisë në konfliktin në Ukrainë.

Moska mohon se po furnizon me armatim dhe trupa, separatistët në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG