Ndërlidhjet

UNESCO: Shkatërrimi në Palmira – krim i ri lufte


Pamje e tempullit dhe e dy shtyllave antike në Palmira para dëmtimeve të mëdha nga militantët e Shtetit Islamik
Pamje e tempullit dhe e dy shtyllave antike në Palmira para dëmtimeve të mëdha nga militantët e Shtetit Islamik

Shefja e UNESCO-s, Irina Bokova, ka vlerësuar se shkatërrimi i një tempulli në Palmira të Sirisë paraqet “krim të ri të luftës dhe humbje të madhe për popullin e Sirisë dhe për njerëzimin”.

Më herët, zyrtarët dhe aktivistët në Siri kanë thënë se militantët e Shtetit Islamik e kanë shkatërruar një tempull në qytetin sirian, Palmira, që është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Shefi i antikiteteve të Sirisë, Maamoun Abdulkarim, tha dje se militantët “kishin vendosur sasi të mëdha të ekplozivit në tempullin Baal Shamin dhe e kishin kryer shpërthimin duke i shkaktuar dëm të madh tempullit”.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër ka konfirmuar shkatërrimin e tempullit, mbrëmë vonë, por ka shpjeguar se Baal Shamin ishte shkatërruar para një muaji.

Disa nga shtyllat e njohura në qytetin Palmira në Siri raportohet se janë dëmtuar rëndë nga eksplodimi.

Militantët e Shtetit islamik e kanë okupuar Palimrën në muajin maj.

Më parë, militantët e këtij grupi ekstremist kanë shkatërruar artefakte dhe ndërtesa antike edhe në hapësirat që i kanë nën kontroll në Irakun fqinj.

XS
SM
MD
LG