Ndërlidhjet

Afganistan: Vritet një lider militant


Pamje gjatë një aksioni të pjesëtarëve të forcave të sigurisë afgane
Pamje gjatë një aksioni të pjesëtarëve të forcave të sigurisë afgane

Agjencia e Inteligjencës e Afganistanit thotë se Qari Ghulam Hazrat, lider i grupit militant, Jundullah, që është i ndërlidhur me al-Kaidën, është vrarë në pjesën veriore të Afganistanit.

Drejtorati Kombëtar për Siguri i Afganistanit tha se ky lider, i njohur edhe me ermin Abu Huzaifa, është vrarë sot gjatë një sulmi ajror të koordinuar nga ky drejtorat, në provincën Kunduz.

Sipas njoftimit, nga ky sulm është vrarë edhe zëvendësi i tij, Amar, dhe tre komandantë të tjerë.

Jundullah është një grup i ndarë nga talibanët e Pakistanit, që i ka shprehur lojalitet grupit militant, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG