Ndërlidhjet

Afganistan: 11 të vdekur, shumica fëmijë, nga gazi


Afganistan
Afganistan

Njëmbëdhjetë persona, gati të gjithë fëmijë, kanë vdekur pasi një kamion, që transportonte bombola të gazit, ka shpërthyer pranë qytetit Herat të Afganistanit.

Autoritetet spitalore kanë konfirmuar se së paku 18 njerëz po ashtu janë plagosur.

Sipas zyrtarëve, shpërthimi ka ndodhur pranë një kampi me persona të zhvendosur.

Nga 11 të vdekurit, 10 kanë qenë fëmijë.

Nuk është e qartë nëse shpërthimi ka qenë aksident apo rezultat i ndonjë sulmi.

XS
SM
MD
LG