Ndërlidhjet

Lirohet me kusht nipi i Mandelës


Nelson Mandela
Nelson Mandela

Një gjykatë në Afrikën e Jugut, e ka liruar me kusht nipin e Nelson Mandelës, i cili po akuzohet për përdhunimin e një vajze 15 vjeçare.

24-vjeçari akuzohet për përdhunimin e adoleshentes një banjon e një restoranti në Johanesburg.

Ai ka paguar 535 dollarë për lirimin dhe është urdhëruar që të dorëzojë pasaportën tek autoritetet e Afrikës së Jugut.

Sipas ligjeve në Afrikën e Jugut, kryerja e marrëdhënies seksuale me një person nën moshën 16 vjeçare konsiderohet përdhunim.

Avokatët e nipit të Mandelës kanë hedhur dyshime lidhur me moshën e viktimës, duke thënë se ajo është 16 vjeçare, në kohj.

Nelson Mandela më 1994 është bërë presidenti i parë me ngjyrë i Afriës së Jugut. Ai ka vdekur në vitin 2013, në moshën 91 vjeçare.

XS
SM
MD
LG