Ndërlidhjet

IS-i merr territore të reja pranë kufirit me Turqinë


Siri, foto nga arkivi
Siri, foto nga arkivi

Grupi militant Shteti Islamik raportohet se ka marrë nën kontroll territore të reja nga rebelët sirianë në veri të Sirisë.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, thotë se militantët e IS-it kanë marrë nën kontroll 5 fshatëra, ku dy prej tyre ndodhen pranë kufirit me Turqinë.

Grupi militant Shteti Islamik ka njoftuar se ka marrë nën kontroll tre fshatëra në këtë zonë dhe kanë thënë se militantët janë duke e rrethuar qytetin e kontrolluar nga rebelët Marea, i cili ndodhet rreth 20 kilometra në jug të kufirit me Turqinë.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu i ka thënë agjencisë Reuters se dy aleatë të NATO-s shpejetë do të nisin një operacion ajror “gjithpërfshirës” për të dëbuar militantët e Shtetit Islamik nga zona e kufirit me Turqinë.

XS
SM
MD
LG