Ndërlidhjet

Në Kazakistan do të ndërtohet banka e parë e uraniumit


Kazakistan
Kazakistan

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) dhe Kazakistani kanë nënshkruar një marrëveshje për të krijuar bankën e parë në botë, të kontrolluar ndërkombëtarrisht, për uranium të pasuruar në nivele të ulëta.

Banka, që do ta ketë selinë në Kazakistan, ka për qëllim të sigurojë furnizimin me karburante të stacioneve të energjisë dhe të parandalojë përhapjen bërthamore.

Marrëveshja për themelimin e saj është nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i ANEB-it, Yukia Amano, dhe ministri i Jashtëm kazak, Erlan Idrissov, të enjten në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Shtëpia e Bardhë e ka përshëndetuar këtë plan dhe ka përgërzuar udhëheqejen e presidentit kazak, Nursultan Nazarbaev.

Objekti i deopozitave pritet të bëhet plotësisht operacional në vitin 2017.

XS
SM
MD
LG