Ndërlidhjet

Facebook shënon rekord përdoruesish


Ilustrim
Ilustrim

Për herë të parë, mbi një miliard njerëz e kanë përdorur Facebook-un brenda një dite, ka thënë themeluesi i rrjetit social, Mark Zuckerberg.

“Momenti historik” është arritur të hënën kur “1 në 7 njerëz në botë kanë përdorur Facebook-un për t’u lidhur me miqtë dhe familjen”, ka shkruar Zuckerberg në një postim.

Kompania ka fituar përdoruesin e saj të miliardtë në tetor të vitit 2012.

Zuckerberg ka krijuar Facebook-un në vitin 2004, derisa ka qenë student i Harvardit.

Zuckerberg parasheh që qasja në Facebook të vazhojë të rritet.

XS
SM
MD
LG