Ndërlidhjet

Austri: Mbi 70 trupa në kamion


Austri
Austri

Zyrtarët austriakë thonë se mbi 70 trupa, që besohet se u përkasin migrantëve, kanë qenë në një kamion të braktisur, i cili është gjetur të enjten në një autostradë, pranë kufirit me Hungarinë.

Fillimisht, ata kanë thënë se mund të jenë 20 deri në 50 trupa.

Shefi i policisë lokale ka thënë se njerëzit në kamion kanë vdekur për një ditë e gjysmë ose dy.

Ekipet mjekoligjore kanë punuar gjatë gjithë natës për të ekzaminuar trupat.

Policia austriake pritet të dalë me numrin e saktë të viktimave në një konferencë për media në orën 11:00.

XS
SM
MD
LG