Ndërlidhjet

Jahjaga ngushëllon familjen Krasniqi


Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ngushëlluar familjen e akademikut Mark Krasniqi, i cili ka vdekur në moshën 95-vjeçare.

“Me pikëllim dhe dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Mark Krasniqit, njërit prej personaliteteve më të njohura të shkencës dhe të politikës në vendin tonë, që gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare”.

“E ndaj me ju, e nderuara familja Krasniqi, këtë dhimbje të madhe për humbjen e njeriut më të dashur, duke e kujtuar përherë punën dhe angazhimin e palodhshëm për dekada me radhë të akademik Mark Krasniqit”, thuhet pos tjerash në telegramin ngushëllues të presidentes Jahjaga.

Krasniqi ka qenë profesor, shkrimtar dhe akademik.

Ai ka shërbyer si kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Po ashtu ka qenë anëtar i Kuvendit në disa legjislatura, duke përfaqësuar Partinë Demokristiane të Kosovës.

XS
SM
MD
LG