Ndërlidhjet

Tragjedia në Austri: 71 trupa, në mesin e tyre 4 fëmijë


Austri
Austri

Ministria e Brendshme e Austrisë ka bërë të ditur se 71 trupa, që besohet se u përkasin migrantëve, kanë qenë në një kamion të braktisur, i cili është gjetur të enjten në një autostradë, pranë kufirit me Hungarinë.

Në një konferencë për media në Vjenë, zyrtarët kanë bërë me dije se në mesin e viktimave janë 59 burra, tetë gra dhe katër fëmijë.

Ata po ashtu kanë thënë se tre persona janë arrestuar në lidhje me tragjedinë.

Forcat policore të Austrisë dhe të Hungarisë janë duke punuar së bashku për të gjetur shoferin e kamionit.

XS
SM
MD
LG