Ndërlidhjet

Thaçi: Krasniqi, një nga figurat e shquara intelektuale


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllime familjes Krasniqi me rastin e vdekjes së akademikut Mark Krasniqi.

“Vdiq Mark Krasniqi, një nga figurat e shquara të botës intelektuale dhe politike shqiptare përgjatë dy shekujve, dy luftërave dhe shumë ndryshimeve thelbësore që ka përjetuar shoqëria dhe shteti shqiptar”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Krasniqi ka vdekur në orët e para të ditës së sotme në moshën 95-vjeçare.

XS
SM
MD
LG