Ndërlidhjet

Bashkohen partia e Klitschos dhe Poroshenkos


 Petro Poroshenko dhe Vitali Klitschko
Petro Poroshenko dhe Vitali Klitschko

Partia e presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe partia e kryetarit të Kievit, Vitaly Klitschko janë shkrirë në një. Ky vendim, vjen para zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor.

Klitschko, ish-boksier dhe kampion botëror, lideri i partisë UDAR dhe partia e presidentit Petro Poroshenko, Partia Solidariteti, kanë vendosur që të bashkohen.

Poroshenko u ka bërë thirrje partive pro-evropiane në Ukrainë që të bashkohen, duke thënë se ka shumë forca politike në vend.

Mediat lokale raportojë se të dy partitë, do të garojnë në zgjedhjet lokale me emrin Solidariteti.

Zgjedhjet lokale në Ukrainë do të mbahen më 25 tetor por ato nuk do të mbahen në zonat e kontrolluara nga separatistët pro-rusë në lindje të vendit.

XS
SM
MD
LG