Ndërlidhjet

BE: Ministrat diskutojnë për sigurinë e trenave


Pamje e Kullës së Ajfelit në Paris
Pamje e Kullës së Ajfelit në Paris

Ministrat e brendshëm dhe të transportit të nëntë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen sot në Paris për të shqyrtuar ndryshime eventuale në sigurinë nëpër trena.

Ky takim po bëhet pasi udhëtarët, tre amerikanë dhe një britanik, e parandaluan një sulm nga një person i armatosur në trenin e shpejtë nga Amsterdami në Paris, më 21 gusht.

Sipas zyrtarëve të sigurisë në Francë, do të shqyrtohen mundësitë e angazhimit të skenerëve të valigjeve, pastaj kontrolli i identitietit dhe angazhimi i rojtarëve të armatosur.

Nga ana tjetër, ministrat nuk planifikojnë ta vënë në pikëpyetje parimin e udhëtimit të lirë në kufijtë evropianë, i njohur si zona Shengen.

XS
SM
MD
LG