Ndërlidhjet

Hungari: Mbeten në arrest 4 të dyshuar për vdekjen e migrantëve


Pamje gjatë hetimeve të kamionit ku janë gjetur 71 imigrantë të vdekur
Pamje gjatë hetimeve të kamionit ku janë gjetur 71 imigrantë të vdekur

Një gjykatë në Hungari e ka vazhduar arrestimin deri më 29 shtator për katër të dyshuarit, për vdekjen e 71 imigrantëve, që janë gjetur në një kamion të braktisur në Austri.

Ferenc Bicskei, kryetar i Gjykatës në Keçkemet, tha mbrëmë se të dyshuarit, tre bullgarë dhe një afgan, janë ankuar ndaj vendimit, duke pretenduar se ata nuk kanë kryer kurrfarë krimi.

Të vdekurit, 59 meshkuj, 8 gra dhe 4 fëmijë, janë gjetur në një kamion të braktisur afër kufirit të Hungarisë, më 27 gusht.

Zyrtarët kanë thënë se migrantët me gjasë kishin vdekur nga mungesa e ajrit. Mendohet se shumica prej tyre janë sirianë.

Policia beson se të akuzuarit janë pronari dhe shoferët e kamionit.

Ata janë të dyshuar se janë anëtarë të nivelit të ulët të njëres prej bandave për trafikim të njerëzve, që në mënyrë të paligjshme i transportojnë migrantët në Evropë, nga vendet e goditura me konflikte të armatosura në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.

XS
SM
MD
LG