Ndërlidhjet

Afganistan: Forcat qeveritare e rimorën kontrollin në Musa Kala


Forcat e sigurisë afgane zhvillojnë hetime për një shpërthim në qytetin Musa Kala
Forcat e sigurisë afgane zhvillojnë hetime për një shpërthim në qytetin Musa Kala

Zyrtarët afganë thonë se forcat qeveritare, të mbështetura nga sulmet ajrore të NATO-s, e kanë rrimarrë kontrollin ndaj një rajoni strategjik, që më herët këtë javë ishte okupuar nga talibanët.

Operacioni për rimarrjen e rajonit, Musa Kala, në provincën e trazuar Helmand, ka filluar më 28 gusht, dy ditë pasi kishte rënë nën kontrollin taliban.

“Një opeeracion gjithpërfshirës, i udhëhequr nga shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë, ia doli ta rimarrë qytetin Musa Kala, me ç’rast janë vrarë dhe plagosur 220 armiq”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së mbrojtjes së Afganistanit.

Qyteti Musa Kala, ku kryqëzohen shumë rrugë të kontrabandës dhe ferma të drogës, së pari ishte rimarrë nga talibanët para tetë vitesh.

Dhuna në Afganistan ka shënuar rritje të shpejtë në gjithë vendin, prej se koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuaara, formalisht e ka përfunduar misionin e tij luftarak, vitin e kaluar.

Megjithatë, ka mbetur një kontigjent prej afro 12 mijë ushtarësh së NATO-s, që ndihmojnë me stërvitje të forcave afgane, të cilat luftojnë kundër kryengritësve talibanë.

XS
SM
MD
LG