Ndërlidhjet

Sot shpallet vendimi për Ismayilovën


Khadija Ismayilova
Khadija Ismayilova

Drejtësia në Baku pritet të shpallë sot vendimin në rastin e gazetares hulumtuese, Khadija Ismayilova.

Ajo është akuzuar për shpifje, evazion fiskal, aktivitet të paligjshëm biznesor dhe abuzim me pushtetin.

Ismayilova, kontribuese në Radion Evropa e Lirë, e cila ka raportuar për korrupsionin në Qeverinë e Azerbajxhanit, thotë se akuzat kundër saj janë hakmarrje politike.

Prokurorët e shtetit kanë kërkuar dënimin me nëntë vjet burgim të Ismayilovës.

XS
SM
MD
LG