Në Zagreb të Kroacisë ka vdekur në moshën 85-vjeçare ilirologu i shquar me prejardhje arbëreshe, Aleksandër Stipçeviq.
Njeriu, që do të bëhej i njohur si arkeolog, bibliograf, bibliolog, eseist e albanolog, ka lindur në fshatin Arbnesh të Zarës në Kroaci, më 10 tetor 1930, transmeton Zëri i Amerikës.
Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Zarë, ndërsa arkeologjinë më 1954 në Zagreb.
Ka doktoruar në vitin 1977 në temën “Simbolizmi religjioz te ilirët”.
Ai është dekoruar me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.
Në Kosovë, institucionet politike e arsimore kanë ngushëlluar familjen dhe botën akademike me rastin e vdekjes së tij.