Ndërlidhjet

Rusi: Në Beslan shënohet 11 vjetori i tragjedisë në shkollë


Njerëzit janë tubuar në mbetjet e shkollës në Beslan për ta shënuar 11 vjetorin e tragjedisë
Njerëzit janë tubuar në mbetjet e shkollës në Beslan për ta shënuar 11 vjetorin e tragjedisë

Në Beslan të Rusisë kanë filluar tri ditë të zisë për shënimin e 11 vjetorit të krizës së pengjeve në një shkollë, me ç’rast u vranë 334 vetë, përfshirë 186 nxënës.

Ceremonia përkujtimore për këtë tragjedi ka filluar sot me zilen shkollore në mbeturinat e shkollës numër 1 në Beslan, në Osetinë Veriore.

Afro 3 mijë vetë i kanë vizituar mbetjet e shkollës, duke vendosur lule.

Militantët e armatosur depërtuan në këtë shkollë më 1 shtator 2004, dhe i morën peng afro 1,200 nxënës, nëna dhe mësues.

Shumica e pengjeve që humbën jetën, ishin vrarë kur forcat e sigurisë së Rusisë depërtuan në shkollë dhe e përfunduan bllokadën tri ditëshe.

Zyrtari i lartë i rajonit, Osetia Veriore, Tamerlan Aguzarov, tha se siguria është shtuar në gjithë Kaukazin Verior, derisa nxënësit sot e kanë filluar vitin e ri shkollor.

XS
SM
MD
LG