Ndërlidhjet

BBG: Shprehet tmerr për dënimin e gazetares Ismayilova


Bordi i Guvernatorëve të Transmetimit (BBG) i Shteteve të Bashkuara, ka shprehur shqetësim dhe tmerr për dënimin e reporteres investigative, Khadiaj Ismayilova, njëherësh kontribuese e Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, Shërbimi për Azerbajxhanin, dhe ka kërkuar lirimin e saj të menjëhershëm.

Sot një gjykatë në Azerbajxhan e ka dënuar gazetaren Ismayilova me 7.5 vjet burg.

Mëtutje në deklaratën e BBG-së theksohet se Ismayilova ishte arrestuar me akuza të motivuara politikisht.

“Ne jemi të shokuar nga vendimi i sotëm”, tha kryesuesi i BBG-së, Jeff Shell, dhe ka shtuar se “dënimi është qartë hakmarrje për zbulimin e korrupsionit qeveritar nga ana e Khadijes dhe dërgon goditje alarmuese te gazetarët e tjerë në vend”.

Mëtutje, zoti Shell ka theksuar se “duke e miratuar këtë vendim, qeveria e Azerbajxhanit ka demonstruar te komuniteti ndërkombëtar se e nënçmon lirinë e shtypit, e mbështet mosndëshkimin e vet dhe ka pak kujdes për të drejta të njeriut”.

XS
SM
MD
LG