Ndërlidhjet

Pakistan: Gjatë një përleshjeje – tre policë të vrarë


Një polic pakistanez qëndron afërt kolegut të plagosur sot në periferi të Peshavarit
Një polic pakistanez qëndron afërt kolegut të plagosur sot në periferi të Peshavarit

Së paku tre policë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur gjatë një përleshjeje me persona të armatosur, që ishin bllokuar në një shtëpi në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Zyrtari i lartë policor, Mian Saeed, tha se policia ishte duke kryer kërkime shtëpi për shtëpi, sot herët në mëngjes, në fshatin Urmar Payan, në periferi të Peshavarit, kur personat e armatosur kishin hapur zjarr.

Është vrarë edhe një sulmues, ndërsa dy të tjerë kanë ikur.

Në shtëpinë ku ata ishin barrikaduar, më vonë “janë gjetur predha dhe material tjetër eksplodues”, tha policia.

Zoti Saeed tha se nuk është e qartë se këta sulmues a ishin militantë apo kriminelë.

Qyteti Peshavar, në dhjetor të vitit 2014 e ka përjetuar sulmin më të keq terrorist në Pakistan, kur militantët talibanë i vranë më se 150 njerëz, në një shkollë ushtarake, shumica prej tyre fëmijë.

Në shkurt të këtij viti, talibanët depërtuan në një xhami shiite në Pakistan, duke i vrarë 21 vetë.

XS
SM
MD
LG