Kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev tha se secili vendim për të ndaluar medikamente të huaja, do të "diskutohet thellësisht me ekspertë mjekësorë.
Medvedev shkroi në Facebook më 2 shtatortha se importet e mallrave mjekësore nuk do të ndalohen deri sa "të ketë siguri 100 për qind se ne kemi zëvendësime me kualitet të duhur dhe çmime të arritshme".
Muajin e kaluar, Ministria e Industrisë dhe Tregtisë e Rusisë njoftoi për planet për të ndaluar importin e produkteve mjekësore.
Ndalimi i propozuar ka shkaktuar kundërshtim në Rusi, ku spitalet janë të pa pajisur në masë të madhe dhe mijëra rusë kanë nënshkruar peticion duke kërkuar tërheqjen e ndalesës së propozuar.