Ndërlidhjet

Shpërthime në Pakistan, 31 militantë të vrarë


Ushtria e Pakistanit thotë se sulmet ajrore mbi talibanët në veriperëndim të vendit kanë vrarë të paktën 31 militantë të dyshuar.

Zyrtarët e inteligjencës thanë se aeroplanët ushtarakë kanë qëlluar zonën Shawal sot, duke vrarë të paktën 17 militantë të dyshuar.

Katër vendstrehime të militantëve u shkatërruan, sipas zyrtarëve.

Sulmet ajrore ndodhën në pjesën e kufirit të rajonit të Waziristan Jugor dhe Verior.

Shumica e civilëve janë evakuuar vitin e kaluar, kur Pakistani filloi ofanzivë të plotë kundër talibanëve pakistanezë dhe aleatëve të tyre.

Gjithashtu sot, sulme tjera ajrore në rajonin Khyber vranë të paktën 14 militantë dhe plagosën gjatë tjerë, i thanë zyrtarët e inteligjencës agjencisë së lajmeve Reuters.

XS
SM
MD
LG