Përfaqësues të më shumë se 30 vendeve dhe 40 organizatave ndërkombëtare janë mbledhur në Kabul, Afganistan,për të diskutuar për të ardhmën e vendit.
Në hapjen e Konferencës së Gjashtë Rajonale për Bashkëpunim Ekonomik në Afganistan (RECCA) zëvendësministri i jashtëm, Hekmet Khalil Karzai tha se kjo konferencë, dy ditore,ka për qëllim analizimin e sfidave për rindërtimin e Afganistanit, pas gati 40 vjet konflikti.
Presidenti, Ashtraf Ghani dhe shefi i ekzekutivit afgan, Abdullah Abdullah, po marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila po mbahet në kushte të rrepta sigurie.
Pjesmarrësit do të diskutojnë për ngjarje ekonomike, përfshirë edhe tregëtinë ndër-rajonale, duke harmonizuar kontrollat doganore dhe kufitare.
Konferencat e mëhershme janë mbajtur në Kabul, Nju Delhi, Islamabad, Istambul dhe Dushanbe.