Ndërlidhjet

Indi: 20 vjet burgim për dhunuesit e studentes japoneze


Një gjykatë në Indi i ka dënuar tre burra me 20 vjet burgim për dhunimin e një studenteje japoneze e cila po shëtiste në një nga vendet më turistike të shtetit.

Prokurorët thonë se 20 vjeçarja i kishte takuar burrat në Jaipur, kryeqyteti i shtetit verior indian të Rajasthan, kur ata i ofruan shërbime turistike në muajin shkurt.

Një seri sulmesh ka shkaktuar zemërimin e publikut mbi paaftësinë e Indisë për të ndalur dhunën ndaj grave, me gjithë forcimin e ligjeve kundër krimeve seksuale.

XS
SM
MD
LG