Ndërlidhjet

Clintonit "i vjen keq" që ka përdorur emailin privat


Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka thënë se i vjen keq që ka përdorur emailin privat edhe për punë zyrtare, gjatë kohës sa ka qenë në detyrë.

“Më vjen keq, kjo ka qenë diçka konfuze”, ka thënë Clinton për mediat amerikane.

Përdorimi i emailit privat ka gjeneruar kritika të mëdha për zonjën Clinton, e cila garon në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, më 2016.

Sondazhet më të fundit tregojnë se që nga muaji maj, Clinton ka humbur 20% të mbështetjes së votuesve demokratë.

Sipas ligjit federal të Shteteve të Bashkuara, korrespondenca e zyrtarëve konsiderohet pronë qeveritare e SHBA-së.

XS
SM
MD
LG