Ndërlidhjet

Arrestohet për marrje ryshfeti kryetari i Bukureshtit


©Shutterstock
©Shutterstock

Kryetari i Bukureshtit, Sorin Oprescu, është arrestuar të dielën në shtëpinë e tij, nën akuzat për marrje ryshfeti.

Oprescu, i cili po shërben në mandatin e dytë, dyshohet se ka marrë para nga kompanitë që kanë nënshkruar kontrata me qytetin.

Prokurorët pretendojnë se ai ka marrë 10 përqind nga shuma e marrëveshjeve.

Oprescu, megjithatë, mohon çdo keqbërje.

Ai është dërguar në paraburgim fillimisht për 24 orë, ndërsa prokurorët pritet të kërkojnë nga gjykata zgjatjen e masës në 30 ditë.

XS
SM
MD
LG