Ndërlidhjet

Migrantët vazhdojnë të vërshojnë në Gjermani


Gjermani
Gjermani

Mijëra migrantë, kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Iraku, kanë vazhduar të arrijnë në Gjermani të dielën.

Shumica e tyre kanë udhëtuar përmes Austrisë nga Hungaria, ku janë mbajtur të bllokuar për ditë të tëra.

Sipas zyrtarëve gjermanë, një total prej 6,800 migrantësh kanë hyrë në Gjermani të shtunën, ndërsa 5,000 të tjerë është pritur të arrijnë të dielën.

Rreth 140 makina, të mbushura me ushqime dhe ujë, janë nisur po ashtu nga Vjena drejt kufirit austriak, për të marrë migrantë.

Mbi 10,000 migrantë kanë lënë Hungarinë pasi autoritetet e atjeshme kanë hapur kufirin më 5 shtator.

Autoritetet hungareze i kanë ndaluar migrantët të udhëtojnë me trena drejt Austrisë dhe Gjermanisë, duke thënë se janë të obliguara t’i regjistrojnë ata.

Mbi 350,000 njerëz nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë kaluar kufijtë e Bashkimit Evropian vetëm në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG