Ndërlidhjet

Austria paralajmëron heqjen e masave emergjente për emigrantët


Kancelari Austriak Werner Faymann.
Kancelari Austriak Werner Faymann.

Kancelari austriak Werner Faymann, ka paralajmëruara se vendi i tij planifikon t'i heqë të gjitha masat emergjentet, që lejuan kalimin e mijëra emigrantëve, të kalojnë lirshëm nga Austria për në Gjermani.

Faymann ka thënë se Austria duhet gradualisht të “largohet nga masat emergjente në mbizotërim të ligjit dhe normalitetit njerëzor”. Fjalimi i tij vjen pasi mijëra emigrantë nga Siria, Afganistani dhe Iraku, kanë vazhduar të arrijnë në Gjermani dhe Austri, shumica e te cilëve vinin nga Hungaria , ku ishin bllokuar për ditët të tëra.

Ndërkohë që Hungari ka paralajmëruar se do të ndërtojë një kamp të ri në kufi me Serbinë, në pjesën ku të cilën është duke ngritur një mur, për të ndaluar emigrantët e rinj të cilët vinë nga Turqia, Greqia, Maqedonia dhe Serbia.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë se vendi i tij nuk dëshiron emigrantë myslimanë, duke paralajmëruar se kështu se Evropa të humbet identitetin e saj krishterë. Pavarësisht përpjekje të qeverisë vullnetarët nga Austria dhe Hungaria, po i ndihmojnë emigrantët në forma të ndryshme.

XS
SM
MD
LG