Ndërlidhjet

Mustafa: Kushtetuta e Kaçanikut vendosi themelet e shtetit


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Kosovës të vitit 1990, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, i ka uruar të gjithë qytetarët.

Ai ka thënë se 7 Shtatori është një prej datave më të rëndësishme në rrugën e popullit të Kosovës drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.

“Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi se aprovimi i Kushtetutës së Kaçanikut, vendosi themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe dëshmoi vendosmërinë e pathyeshme të qytetarëve të Kosovës për të realizuar aspiratat e tyre shtetformuese”, thuhet në komunikatën që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit.

XS
SM
MD
LG