Ndërlidhjet

Franca propozon takim të liderëve për Ukrainën


Presidenti francez, Francois Hollande.
Presidenti francez, Francois Hollande.

Presidenti francez, Francois Hollande ka propozuar një takim me liderët e Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës, rreth armëpushimit në Ukrainë, i cili po zbatohet për një kohë në lindje të Ukrainës.

Presidenti Hollande tha para gazetarëve se bisedimet mund të mbahen në fund të shtatorit, në Paris, para fillimit të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 28 shtator.

“Ka pas progres në javët e fundit. Armëpushimi është respektuar nga të dyja palët” ka thënë Hollande.

Gjatë luftimet midis forcave qeveritare dhe separatistëve ukrainas të mbështetur nga Rusia, kanë humbur jetën 6500 njerëz, që nga prilli i vitit të kaluar.

Armëpushimi i arritur në Minsk, në shkurt, është shkelur disa here. Por ditë më parë presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka deklaruar se për herë të parë, armëpushimi është respektuar për një javë të tërë.

XS
SM
MD
LG