Ndërlidhjet

Merkel: Marrëveshjet me Kosovën, “shtytje për Serbinë”


Berlin, 7 shtator 2015.
Berlin, 7 shtator 2015.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se është e bindur se marrëveshjet e fundit midis Prishtinës dhe Beogradit “do t’i japin një shtytje të rëndësishme përparimit të Serbisë drejt integrimit evropian”.

Merkel i ka bërë këto komente pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Berlin, raporton agjencia serbe Tanjug.

Merkel po ashtu ka thënë se marrëveshjet kanë krijuar një situatë që i kontribuon në mënyrë të konsiderueshme paqes në Ballkanin Perëndimor.

Më 25 gusht, Prishtina dhe Beogradi, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, kanë arritur marrëveshje për energjinë, telekomin, lirinë e lëvizjes dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në Berlin, Vuçiq ka shfaqur shpresën se kapitujt e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE do të hapen gjatë këtij viti.

XS
SM
MD
LG