Ndërlidhjet

11 policë afganë raportohen të vdekur gjatë sulmeve ajrore


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Zyrtarë afganë kanë thënë se gjatë sulmeve ajrore janë vrarë të paktën 11 policë, në pjesën jugore, të rajonit të paqëndrueshëm, në Helmand.

Një zëdhënës i paidentifikuar i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit ka thënë se sulmet ajrore të kryera më 6 shtator, janë bërë nga forcat e NATO-s.

Aleanca Veri Atlantike ka thënë se nuk ka kryer asnjë sulm ajror atë ditë në provincë.

Një zyrtar ka deklaruar se sulmi ka ardhur gjatë një operacioni, i cili kishte për qëllim të arrestonte kontrabandistët e drogës.

Ky zyrtar citohet të ketë thënë se katër policë nga departamenti i anti-drogës janë plagosur.

Afganistani njihet si prodhuesi më i madh i opiumit, i cili pastaj shndërrohet në heroinë.

XS
SM
MD
LG