Ndërlidhjet

Britania ka kryer sulme në Siri


Kryeministri i Britanisë, David Cameron.
Kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka thënë se Forca Ajrore Mbretërore ka kryer një sulm të telekomanduar në Siri, duke vrarë së paku një shtetas britanik që ka planifikuar sulme “barbare” kundër Britanisë.

Cameron i ka thënë të hënën Parlamentit se sulmi, i cili “ka vrarë tre luftëtarë të Shtetit Islamik (IS)”, ka qenë i ligjshëm dhe se prokurori i përgjithshëm e ka miratuar atë.

Ai ka thënë se sulmi britanik, i cili është kryer më 21 gusht, nuk ka qenë pjesë e sulmeve të koalicionit që udhëheq SHBA-ja kundër caqeve të IS-it në Siri dhe Irak.

Kjo është hera e parë që Britania ka kryer një sulm të tillë.

XS
SM
MD
LG