Ndërlidhjet

Britania, referendumin për BE më 2017


Kryeministri britanik, David Cameron.
Kryeministri britanik, David Cameron.

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Britanisë ka votuar për organizimin e një referendumi publik në fund të vitit 2017, për anëtarësinë e Britanisë në Bashkimin Evropian.

Ligji, i cili ka kaluar me 326 vota për dhe 53 kundër, i është dërguar tani Dhomës së Lordëve.

Por, para miratimit të ligjit, kryeministri David Cameron ka pësuar një humbje të turpshme nga ligjvënësit e tij euroskpetikë, të cilët kanë bashkuar forcat me opozitën për të votuar kundër rregullave që ka kërkuar Cameron për aktivitetin e qeverisë në prag të referendumit.

Cameron ka dashur që të zbusë rregullat e zakonshme, sipas të cilave, ministrat ndalohet të bëjnë ndonjë shpallje që mund të ndikojë rezultatin e votimit, 28 ditë para referendumit.

Por, tani do të aplikohen rregullat normale.

XS
SM
MD
LG