Ndërlidhjet

Orban do të përshpejtojë ndërtimin e gardhit


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se do që të përshpejtojë ndërtimin e gardhit me tela në kufi me Serbinë, për të ndaluar fluksin e migrantëve.

Ai i ka bërë këto komente për të përditshmen hungareze Magyar Idok, një ditë pasi ka inspektuar punimet në gardh me shefin e stafit, Janos Lazar.

Hungaria, fillimisht, ka thënë se gardhi, i lartë katër metra, në kufirin 174-kilometërsh me Serbinë, do të përfundojë në fund të nëntorit, por, në korrik, Orban ka kërkuar përfundimin e tij më 31 gusht.

Një deklaratë e qeverisë ka lënë të kuptohet se ministri i Mbrojtjes, Csaba Hende, ka dhënë dorëheqje të hënën për shkak të ritmit të pakënaqshëm të ndërtimit.

XS
SM
MD
LG