Ndërlidhjet

Sopranoja Mula për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO


Inva Mula ishte ftuar në Kosovë në manifestimin shpirtëror kushtuar Nënës Terezë, ku këndoi premierë himnin e ri kushtuar shqiptares misionare, nobeliste të paqes.
Inva Mula ishte ftuar në Kosovë në manifestimin shpirtëror kushtuar Nënës Terezë, ku këndoi premierë himnin e ri kushtuar shqiptares misionare, nobeliste të paqes.

Sopranoja me famë botërore, Inva Mula, e cila të shtunën ka qëndruar në Prishtinë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Bamirësisë, në një shkrim për prestigjiozen “La Lettre Diplomatique”, është angazhuar në mbështetje të betejës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

E vendosur prej vitesh në Paris, ku edhe gjendet selia e UNESCO-s, zonja Mula-Ramadani u ka bërë thirrje shteteve anëtare të pranojnë Kosovën në këtë organizëm kyç të Kombeve të Bashkuara.

Në shkrimin për botimin diplomatik francez “La Lettre Diplomatique”, Mula, pas një rrëfimi personal, thotë se beson se “një organizatë që promovon vlerat e kulturës, arsimit, bashkëpunimit, kërkimit shkencor, si UNESCO, do duhej të përfshinte në gjirin e saj vende dhe t’u ofronte mundësi të rinjve dhe të rejave të ndjehen qytetarë të botës dhe aksionit global për përmirësimin e vendeve te tyre dhe planetit tonë të përbashkët”.

“Është ora që UNESCO t'ua hapë dyert njerëzve të Kosovës”, ka thënë Mula.

XS
SM
MD
LG