Ndërlidhjet

ODHIR publikon raportin për zgjedhjet vendore në Shqipëri.


Foto ilustruese
Foto ilustruese

Është publikuar raporti përfundimtar i ODHIR-it për zgjedhjet vendore të 21 qershorit në Shqipëri.

Në kërë raport kërkohet që Kodi zgjedhor të rishikohet në mënyrë që të eliminohen hapësirat që lënë shkas për interpretim .Edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas ODHIR-it, duhet të shtrojë për zgjidhje çështjen e hapësirave, përmes përdorimit të instruksioneve dhe rregullimeve ligjore.

ODHIR kritikon punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sa i përket vendimeve me dy standarde në regjistrimin e kandidatëve, ku rasti më flagrant ishte ai i Kurbinit.

Ndërkohë që diskutimet teknike në KQZ sipas ODHIR-it, janë zhvilluar mirë dhe vendimet janë marrë në mënyrë unanime, debatet politike në KQZ krijuan idenë e mungesës së pavarësisë politike të saj për administrimin e procesit zgjedhor.

Gjithashtu, raporti vëren se ligji duhet të rishikohet edhe për të lejuar praninë e komisionerëve jopartiakë në gjithë nivelet e sistemit të administratës zgjedhore.

Në raportin përfundimtar ODHIR ka përsëritur shqetësimet e shprehura edhe në raportet paraprake mbi blerjen e votës, presionin mbi votuesit, si dhe përdorimin e shtetit në fushatë.

Sipas ODHIR, veçanërisht shpërndarja e çertikatave të legalizimit e bëri të padukshëm kufirin mes shtetit dhe pative qeverisëse.

Raporti vë në dukje se vëzhguesit u vunë në dijeni gjerësisht për akuza presioni nga partitë e koalicionit qeverisës mbi të gjithë punonjësit e administratës publike.

Gjithashtu raporti u bënë thirrje partive politike që të ndërrmarin angazhim konkret për mosblerjen e votës. Sipas ODHIR-it, forcat politike duhet të qartësojnë ligjërisht mosvazhdimin e këtij fenomeni.

Megjithatë fushata sipas ODHIR-it u konsiderua e qetë, përveç disa incidenteve të izoluara.

Misioni i Vëzhguesëve Ndërkombëtarë, solli një ekip prej 16 vëzhguesish në Tiranë, 20 vëzhgues afatgjatë dhe 134 që ndoqën ecurinë ditën e zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë.

Misioni Ndërkombëtar i vëzhguesëve drejtohej nga ambasadorja Audry Glover.

XS
SM
MD
LG